Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica, ka thënë se nuk ka opsion tjetër përveç lehtësimit të masave dhe hapjes totale, meqë vendi gjendet në masa ekonomike të pëpërfillshme.
Sipas tij në këtë formë, nuk ka peshë edhe vaksinimi që bëhet meqë nuk ka kufizime me vendet e rajonit, njofton Klan Kosova.
”Në operimin e tillë të këtij vendi si po shkon kështu, ne po shohim, nëse i referohemi mbylljes së fundit, 12 ditore, ne kemi marrë ndoshta modelin e Gjermanisë, për mbylljen e sektorit të gastronomisë, por se kemi marrë modelin e Gjermanisë në lidhje me kontrollet ndërkufitare, mes vendeve tjera”.
”Ne kemi parë, që ndoshta i kemi ndaluar rreth 100 mijë persona të frekuentojnë vendin tonë, por kemi pasur 60 mijë persona që vetëm Republikën e Shqipërisë e kanë vizituar”.
”Çfarë rëndësie ka këtu procesi i vaksinimit, ku personat e njëjtë po dalin jashtë vendeve tona”.
”Dhe nuk ka asnjë lloj kufizimi jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me Malin e Zi, Maqedoninë e vendet tjera”.
”Kjo është vetëm një eksportim i parasë dhe importim i virusit”.
”Në gjendjen çfare jemi ne, me masa ekonomike të papërfillshme, me një ligj për rimëkëmbjen ekonomike të pazbatueshëm, me gjoba e dënime dhe drejtësi selektive, ne nuk kemi asnjë lloj zgjidhje tjetër përveç të hapemi si industri, sepse është e vetmja shans që të konsumojmë këto remitenca që vijnë nga kjo rini dhe nga kjo diasporë”.
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...