Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, ka publikuar sot një video ku tregon si të aplikoni për subvencionim të pajisjeve efiçiente ekonomike për energji.
Rizvanolli përmes shkrimi në “Facebook”, shtoi se duke filluar nga sot qytetarët do të mund të aplikojnë për t’u subvencionuar.
Aplikimi për këto masa bëhet në platformën E-Kosova, dhe se kriteret e përfitimit janë të specifikuara në thirrjen për aplikim.
Vlen të theksohet se gjatë plotësimit të formularit në platformën eKosova, në rubrikën ku kërkohet të shënohet shifra e konsumatorit, pas plotësimit të saktë të shifrës së konsumatorit duhet patjetër të klikohet butoni “Kërko” në mënyrë që të dhënat e juaja të procedohen. /arbresh.info/
Për më shumë shikoni videon më poshtë:
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...