Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka vlerësuar si hap shumë të rëndësishëm për Republikën e Kosovës, anëtarësimin e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) në Rrjetin Europian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë (ENTSO –E).
Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ky anëtarësim është produkt i përpjekjeve të mëdha shumëvjeçare dhe do të mundësojë një integrim të plotë të Kosovës në tregun rajonal dhe atë europian të energjisë elektrike.
Deklarata e plotë e Kadri Veselit:
Votimi i marrëveshjes së përfshirjes së Operatorit tonë të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) në Rrjetin Europian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë (ENTSO –E) është një lajm shumë i gëzuar për Kosovën. Ky anëtarësim është produkt i përpjekjeve tona të mëdha shumëvjeçare dhe do të mundësojë një integrim të plotë të vendit tonë në tregun rajonal dhe atë europian të energjisë elektrike. Për më tepër, ky vendim i hap rrugën edhe funksionalizimit të autostradës energjetike Kosovë – Shqipëri, e cila për vite me radhë ka qenë padrejtësisht e bllokuar.
Falënderoj KOSTT-in, si dhe në veçanti Ambasadën e SHBA-ve dhe atë të Gjermanisë, që i qëndruan shumë afër Kosovës me mbështetje politike dhe teknike në këtë proces.
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...
Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas esko...
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time ...