Ministri i Ekonomisë Hekuran Murati tha se për orë pune është nga 2 euro për punë me orar të rregullt.
350 euro paga minimale, Kurti: Rritja e dytë e pagës minimale brenda këtij mandati qeverisës
Ky vendim do të hyjë së zbatuari nga muaji tetor, ku kompanitë të përshtatin me kohë listën e pagave, raporton Arbresh.info
Murati tha se në mënyrë që ky vendim të zbatohet, si ministri, kanë vendosur që të bëjnë kontrolle për ata që nuk e zbatojnë.
Gjithashtu ka bërë të ditur se kanë miratur dy nisma që kapin vlerën e 10 milionë eurove.
“Me vendimin e sotëm paga minimale bëhet 350 euro. Përcaktimi është për orë pune nga 2 euro për punë me orar të rregullt. Do të hyjë së zbatuari nga muaji tetor ku kompanitë të përshtatin me kohë listën e pagave. Në mënyrë që ky vendim të zbatohet ne si ministri kemi vendosur të bëjm kontrolle për ata që nuk e zbatojn këtët vendim. Gjithashtu kemi miratuar edhe dy nisma që kapin vlerën e 10 milion eurove” tha Murati./Arbresh.info/
Ambasadori austriak shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike ...
Policia e Kosovës shpallë në kërkim katër persona për veprën...
Presidenti iranian konfirmon se Ministri i Inteligjencës ësh...
Nuk gabojnë Ballkani e Drita, bie Prishtina, ngritet Gjilani...
Hyseni: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit janë p...
Ministria: Qytetarët që s’i kanë pranuar subvencionet për rr...