Sot është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Klubit të Prodhuesve të Kosovës.
Rektori Marjan Dema dhe drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha vlerësuan lartë këtë arritje të bashkëpunimit për studentë dhe prodhues të vendit që ka një ndikim për zhvillimin ekonomik.
Rektori Dema tha se ky është vetëm edhe një hap në procesin e orientuar drejt tregut të punës.
“Unë pres që nga ky bashkëpunim të mos të jetë vetëm në letër, por në rezultate ngase tërë strategjia jonë është drejt rezultateve”, theksoi Dema.
Ndërsa, Panxha pohoi se sektori i prodhimeve është i ri në Kosovë, ndaj ka nevojë për ekspertiza të reja.
U shkarkua si ministër, Pirro Vengu: Ishte kënaqësi ta udhëh...
Rusia gjobit me 176 milionë euro Google
Qeveria e Shqipërisë e liron nga detyra Insidor Rexhepin, ca...
Ky është 55-vjeçari Mixhen Sadiku, punëtori që humbi jetën n...
Sakrificë e jashtëzakonshme/Nëna nga Malisheva i dhuron një ...
Pas largimit nga diplomacia, Spiropali: Mirënjohja është kul...