Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka folur në Kuvendin e Kosovës, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga AAK pas paralajmërimeve të Qeverisë për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë.
Haxhiu ka thënë se Kurti po mashtron qytetarët kur po thotë se do reciprocitet në vend të taksës.
“Nuk jeni për reciprocitet, jeni mashtrues”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu ka komentuar një flamur kombëtar që deputetët e rinj të Vetëvendosjes e kishin ekspozuar gjatë betimit të tyre.
Ajo ka thënë se Vetëvendosjes tashmë më shumë i shkon flamuri i bardhë, që paraqet dorëzimin, se sa flamuri kombëtar.
“Grupit tuaj parlamentar iu shkon flamuri i bardhë, jo flamuri kuq e zi me shqiponjë”, ka theksuar ai.
Haxhiu ka akuzuar Kurtin se po ia hap dyert pushtimit ekonomik të Serbisë mbi Kosovën.
“Po ia hap dyert pushtimit ekonomik sot, e ndoshta edhe pushtimit politik. Pse po e bën këtë Albin, pse po e shkel me dy këmbë vendimin e paraardhësit tënd, Haradinaj?”, ka pyetur ajo.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/488633175354909/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit