Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, derisa bënë të ditur se aktualisht është në proces të tenderimit rregullimi i filtrave, projekt ky i mbështetur nga Komisioni Evropian përmes granteve., shkruan arbresh.info.
“Dua të falënderoj Komisionin Evropian për grantin në lidhje me rehabilitimin e Kosovës B, që ka të bëjë me ndryshimin e filtrave. Kosova B është ndërtuar në vitin 1984, po bëhen 40 vite, pra një amortizim i tërësishëm, dhe sot jemi dëshmitarë të ndotjes. Ky grant do të na ndihmojë që Kosova B të ketë emitime sa më të vogla. Normat e lejuara në Bashkimin Evropian janë 50 miligram për metër kub, ndërsa Termocentrali Kosova B ka deri në 900 miligram për metër kub. Pra 20 fish më tepër se normat e lejuara. Dhe kjo normalisht është e pa pranueshme dhe është në proces të tenderimit dhe me ndihmën e Bashkimit Evropian së shpejti do ta ndryshojmë këtë çështje,” është shprehur Lluka në Konferencën për Zhvillim të qëndrueshëm.
Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm i Kosovës (KSDË) dhe Java e Diplomacisë së Klimës (CDË), dy ngjarje ndërkombëtare të niveleve të larta (konferenca) që shqyrtojnë sfidat kryesore të mjedisit dhe ndryshimet klimatike të Kosovës, po organizohen për herë të dytë (KSDË) dhe herë 3-të (CDË) të Kosovës. Një seri ngjarjesh (konferencash), do të bashkojnë aktivistët dhe autoritetet e mjedisit / ndryshimeve klimatike kombëtare dhe ndërkombëtare për të diskutuar dhe ngritur vetëdijen për çështjet e ngutshme. /arbresh.info/

Siria prezanton kartëmonedha të reja, heqin imazhet e al-Ass...
Foda: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme
Izraeli planifikon mbylljen e organizatave humanitare në Gaz...
Numërohen 50% e votave për kandidatët, dhjetëshja e më të vo...
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...