Kryetari i Sindikatës së PTK-së, Lamih Balaj, të enjten ka mbajtur konferencë për medie në të cilën ka prezentuar një peticion përmes së cilit kërkojnë mos vazhdimin e kontratës me Telekom, raporton arbresh.info.
“ Javën e shkuar kemi organizuar nje peticion përmes se cilit synojmë mos vazhdimin e kontratës me Zmobile e që i janë përgjigjur mbi 1 mijë e 800 persona“, ka thënë ai.
Balaj ka shtuar se veç kësaj kontrate telekomi ka edhe kontrata të tjera të dëmshme.
“Në këtë gjendje të rëndë Telekomin e Kosovës e kanë sjellur kontratat e dëmshme, sipas të gjitha analizave listës së të dëmtuarve të Telekomit i prin kontrata me Zmobile e lidhur në vitin 2009 dhe skadon këtë vit më 30 korrik”, ka shtuar ai.
I pari i sindikatës ka shtuar se vazhdimi i kontratës sjell falimentimin.
Telekomi është dëmtuar për shkak të kësaj kontrate dhe vazhdimi i saj nënkupton falimentimin e Telekomit te Kosovës ndërsa mos vazhdimin e saj do të lehtësohte Telekomin nga një barrë e papërballusheme dhe do të lejonte rimëkëmbjen e tij”, ka thënë ai.
I pari i sindikatës ka shtuar gjithashtu se ky peticion do t’i dërgohet institucionëve dhe nese nuk merret parasysh kanë paralajmëruar hapa tjerë në rast nënshkrimi të kontratës. / arbresh.info/

Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj