Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se të martën ndërpritet qarkullimi i trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
Krejt kjo sipas ministrisë për shkak të realizimit të zhvillimit të punimeve në zgjerimin e segmentit Kijevë-Dollc LOT-3, do të bëhet minimi Nr.9 i masave shkëmbore, raporton Arbresh.info.
“Ju njoftojmë që nesër datë 20.05.2025 ( E martë), në trasen e rrugës nacionale Prishtinë-Pejë- N9, ku po realizohet zhvillimi i punimeve në zgjerimin e segmentit Kijevë-Dollc LOT-3, do të bëhet minimi Nr.9 i masave shkëmbore. Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, thuhet në njoftim.
Ndërprerja e trafikut, sipas njoftimit,do të bëhet në intervalin kohorë: 16:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës!
Ministria ka kërkuar që përdoruesit e kësaj rruge të përdorin alternativa të rrugëve tjera.
“Kërkojmë nga të gjithë ata që qarkullojnë në këtë periudhë kohore që të shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Nis një operacion shpëtimi në majen e Lubotenit, ShKShMK del...
Martinelli afër largimit nga Arsenali, Arteta e do yllin e A...
Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës
S’shkoi në punë për 4 vjet dhe e mori pagën të plotë, ngrihe...
7 viktima nga vapa në Francë, vala e të nxehtit përfshin edh...
SPAK jep detaje për aksionin me anti-mafian italiane, arrest...