Vetëm pak ditë pasi që Gjykata Kushtetuese pezulloi ligjin për paga, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka takuar grupet e sindikatave të punëtorëve.
Para mediave, Tahiri tha se do t’i rishikojnë të gjitha vërejtjet dhe do të formojnë një komision.
“Sot do të adresojmë çështjen e ligjit për paga dhe njoftimin Gjykatës Kushtetuese për këtë ligj. Javën e kaluar unë kam bë zotim se të hënën do të filloj punën me sindikatat lidhur më ligjin për paga. Sot jemi taku më këta dhe kemi diskutu. Na nuk kemi një aktgjykim të prerë por kemi një njoftim nga Gjykata Kushtetuese. Kemi bë analizën në kuadër të këtij njoftimi. Ne si ta marrim vendimin e Gjykatës Kushtetuese menjëherë do ta bëjmë publik grupin punues të ministrisë që do të marrët më këtë temë. Do të shohim për kategoritë veç e veç. Aty ku ka rekomandime për korrigjim do të nisim punën. Kur e kemi dergu ligjin në Kuvend ne e kemi dit se ruajtja e pagës duhet te jetë në këtë ligj.
Tri pika që do ti bëjmë është veprimi i shpejt i Qeverisë për këtë ligj. Me sindikatat do të flasim shumë sinqertë më ta. Ju lus që në jetë proces të jemi bashke tu e dit buxhetin e Kosovës dhe ta kthejmë rregullin që ka munguar tash e 20 vite”./arbresh.info/
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...