Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, do të marrë pjesë në “Web Summit 2015”, që mbahet nga sot deri më 5 nëntor, në kryeqytetin e Irlandës, Dublin. Në këtë samit vjetor, i cili cilësohet si më i madhi në planet për fushën e teknologjisë, për herë të parë nga Ballkani po merr pjesë edhe një përfaqësues i Qeverisë së Kosovës si panelist, ku do të diskutohen zhvillimet e fundit në sektorin e teknologjisë dhe impakti i tyre në ekonominë globale.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Stavileci do t’i drejtohet audiencës në kuadër të panelit “Teknologjia, ekonomia, dhe problemet parësore botërore”, ku ndërmarrës, analistë ekonomik dhe zyrtarë do të diskutojnë për ndikimin që ka teknologjia në një ekonomi.
Ndryshe, “Web Samiti” është më i madhi i këtij lloji në nivel botëror ku marrin pjesë rreth 30 mijë pjesëmarrës nga 100 vende, 700 folës dhe 150 gazetarë nga mbarë bota.
Pjesë e këtij samiti janë kompanitë më të mëdha të fushës së teknologjisë, si Google, Microsoft, Apple, IBM, Facebook, Twitter, Intel, Cisco, Samsung dhe brende të njohura prodhuese dhe shtëpi mediale të nivelit botëror.
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku n...