Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka konfirmuar për Ekonomia Online se Ministria e Financave ka marrë vendim për moskompensimin e tërheqjes së 10 për qind nga Trusti Pensional.
Qytetarët mund të tërheqin mjetet nga Trusit ka sqaruar ai, por që nuk do të kompensohen nga shteti.
Sipas Krasniqit, MF-ja e ka paraparë se ky vendim është më i drejtë si shkak i mjeteve në diferencë te qytetarëve.
“Ministria e Financave ka marrë vendim që mos të kompensohen mjetet e tërhequra nga Trusti. kjo pasi që e kemi parë që ka një diferencë të madhe në pasqyrën e qytetarëve”.
“Kemi qytetarë që ka vetëm 100 euro dhe të tjerë me 5 mijë ose 10 mijë euro. atëherë kjo do të ishte e padrejtë që të kompensohen këto mjete”, ka thënë Krasniqi.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, pati paralajmëruar se Qeveria është duke diskutuar me Trustin Pensional të Kosovës që të lejohet tërheqje deri në 10% të kursimeve në mënyrë që të kalohet sa më lehtë nga kriza që ka shkaktuar kriza me pandeminë.
Dasma e Dua Lipës në Palermo ngjall debat mes banorëve venda...
Osmani në tubimin përmbyllës: Kosova meriton më shumë, po ha...
Presidenti i Fenerbahçes dënohet me 2 vjet e gjysmë burg
Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për ...
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...