Në Spanjë, numri i të papunëve ka regjistruar rënie në muajin shkurt, por mbetet ende i lartë me 4 milionë 512 mijë të papunë, njoftoi sot Ministria e Punës, pas një rritjeje në muajin janar.
“Vendi numëronte në fund të shkurtit rreth 13 mijë 538 të papunë më pak se një muaj më parë. Në një vit, numri i personave të regjistruar në listat e agjencive për punësimin është ulur me 300 mijë 333, rënia më e lartë që prej vitit 1999”, sipas një komunikate të Ministrisë së Punës në Spanjë.
Ekonomia spanjolle po rimëkëmbet pas një krize të rëndë, por papunësia kishte një nivel prej 23,7 për qind në fund të vitit 2014, sipas një mënyre tjetër llogaritjeje, mbetet në shkallë shqetësuese./trt
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...