Ish-kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës, njëherësht edhe profesor në Britani të Madhe, Shyqyri Haxha, së fundmi është nderuar me një çmim ndërkombëtar për punën e tij, në Institucionin e Inxhinierisë dhe Teknologjisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haxha, përmes një shkrimi në Facebook.
“Nga sot, më është dhënë titulli Fellow of IET (FIET). Ky titull është shkalla më e lartë në ‘Institution of Engineering and Technology (IET)’, ka shkruar Haxha.
Tutje, Haxha ka treguar se titulli FIET iu japet profesionistëve që janë në top listë të inxhinierisë, teknologjisë ose disiplinave të caktuara të lëmive përkatëse.
“Pse nuk më ke pritur?” – Reagimi i DJ Gimbo pasi mëson për ...
E dhimbshme: Ky është këmbësori që u godit për vdekje nga ve...
Ky është kosovari tjetër që vdiq tragjikisht në Austri, isht...
Tragjedia në Vjenë, Ambasada e Kosovës në Austri: Ngushëllim...
E mërkura kryesisht me vranësira, reshje lokale në mëngjes
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra