Ish-Qeveritë e Kosovës të udhëhequr nga Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti shpenzuan pothuajse sa të hyrat.
Për tre muajt e parë të këtij viti, totali i shpenzimeve kishte arritur në 400.3 milionë euro, shkruan arbresh.info.

Ndërsa të hyrat ishin pak më të mëdha, saktësisht 402.4 milionë euro.
Kështu bëhet e ditur në raportin ‘Llogaritë Qeveritare të Kosovës për TM1 2020’, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës për TM1 2020.
Aty thuhet gjithashtu se pjesa më e madhe e të hyrave ishte nga tatimet në produkte.
“Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM1 2020 ishte 402.4 milionë Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 73.4% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në raport.

Ndërsa pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbënte kompensimi i punëtorëve.
“Në TM1 2020, totali i shpenzimeve të Qeverisë së përgjithshme ishte 400.3 milionë Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (38.6%), kontributet sociale dhe përfitimet (33.2%), konsumi i ndërmjetëm (10.1%), dhe formimi i kapitalit bruto (6.2%). Kurse, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, thuhet në raportin e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)./arbresh.info/
Real Madridi përballë Barcelonës në gjykatë – akuzat marrin ...
Edi Rama uron fundjavë të mbarë me pamje nga Maja e Gramës n...
Presidentja Osmani takon sot Papa Leon në Pallatin Apostolik...
Trumpi thotë se Tajlanda dhe Kamboxhia janë pajtuar t’i ndal...
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë
Sindikatat shpallin grevë në Itali kundër buxhetit