Me rastin e shënimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë 2019, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e hapjes së “Javës Ndërkombëtare të Parasë në funksion të Edukimit Financiar”.
Në këtë ngjarje BQK-ja do të shpalosë projektet nga fusha e Edukimit Financiar të cilat do të realizohen falë bashkëpunimit dhe përkrahjes së Bankës Botërore, mbështetur nga Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO) dhe projekteve të mbështetura nga Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE).
Realizimi i këtyre projekteve në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Institucionet Financiare do të ndikojë fuqishëm në avancimin e edukimit financiar.
Gjithashtu, në këtë ceremoni do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK-së) dhe Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT-it), në kuadër të Edukimit Financiar.
Nënshkrimi i memorandumit në mes të BQK-së dhe MASHT do të fasilitojë implementim efektiv të projekteve.
FacebookTwitterLinkedInMore
Ndryshimi i trajnerit rezultoi dështim për Realin, Arbeloa k...
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...