Departamenti Amerikan për Energji, dje ka qëndruar në Kosovë ku ka zhvilluar një takim me udhëheqës të bizneseve dhe energjisë, lidhur me mbështetjen e SHBA-së për diversifikimin e energjisë.
Në një postim të sotëm në Facebook nga Ambasada amerikane, theksohet se sa është e rëndësishme menaxhimi i mirë për të tërhequr investitorë, shkruan Arbresh.info.
“Diversifikimi i burimeve të energjisë në Kosovë, duke përfshirë një ndryshim në alternativa të qëndrueshme, është çelësi për të siguruar mbrojtjen dhe prosperitetin në Kosovë. Diskutimet e sotme do të përqendrohen në mënyrën se si menaxhimi i burimeve ujore dhe të energjisë, përtej rajonit dhe përtej kufijve, mund të tërheqë investime të reja dhe të rezultojë në përfitime ekonomike afatgjata për të dyja vendet Kosovë dhe Serbi”, thuhet në njoftim.
Në Marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Washington, një prej pikave që janë pajtuar është edhe përdorimi i përbashkët i Ujmanit.
Të dyja vendet u patën pajtuar të punojnë me Departamentin amerikan për Energji, për studim fizibiliteti në mundësinë e përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si burim për ujë dhe furnizim me energji.
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...
Ushtarët letonezë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri t...