Haki Shatri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur vendim 100 përqind politik, atë të Gjykatës Supreme për rikthimin e tarifave të energjisë të cilat ishin caktuar në fillim të pranverës.
“Prandaj edhe nuk janë ngutur ata dhe tash doli vendimi dhe këta vazhdojnë me të vjetrën. S’kanë guxuar të lajmërohen një javë ditë derisa kryeministri ka qenë në Amerikë. Nuk dinin cfarë të thonë pa fol ai, e këta s’kanë guxuar”, është shprehur Shatri, duke iu referuar gjykatës.
“Qeveria që janë ankuar në të kaluarën për kapje edhe të gjyqësorit, po më duket se këta njëmend e kanë kapur gjyqësorin sepse 2dymuaj nuk reaguan KEDS dhe KOSTT për t’i kthyer tarifat e mëparshme në bazë të vendimit të Themelores, por pritën që dikush të shkojë te Supremja dhe e anuluan vendimin e Themelores”, ka deklaruar ai në Klan Kosova FM.
Shatri ka thënë se Albin Kurti nuk është duke qeverisur siç duhet, duke u ndërlidhur edhe me rastin e veteranëve të luftës.
“Nuk është qeverisje bashkëkohore, nuk është qeverisje që i duhet këtij vendi, nuk është qeverisje për këtë popull që ka luftuar për liri të vet”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...