Në nëntor të vitit të kaluar KOSTT dhe OST kanë nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Bllokut Rregullues Kosovë-Shqipëri.
E këtë marrëveshje e kundërshtoi shteti serb duke e quajtur si të parealizueshme. Por, duket se ata u mjaftuan me këto deklarime teksa KOSTT nuk ka marrë asnjë reagim zyrtar nga Serbia.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e KOSTT-it, Zana Bajrami.
Ajo ka thënë gjithashtu se reagimet nga Serbia kanë qenë të pritshme, pasi kjo e fundit ka përfituar në mënyrë të padrejtë rreth 65 milionë euro në emër të KOSTT.
“EMS (Serbi) vazhdon të bëj alokimin e kapaciteteve ndërkufitare të Kosovës me vendet fqinje si dhe të mbledh të hyrat nga alokimi i këtyre kapaciteteve. Gjithashtu, deri në vitin 2016 EMS ka mbledhur të hyrat nga tranziti i energjisë nëpër rrjetin transmetues të Kosovës respektivisht mekanizimi i ITC (Inter TSO Compensation). Nga viti 2008 e deri më tani nga alokimi i kapaciteteve ndërkufitare si dhe deri në vitin 2016 edhe nga tranziti i energjisë nëpër rrjetin transmetues të Kosovës, EMS (Serbi) ka përfituar në mënyrë të padrejtë rreth 65 milionë EUR në emër të KOSTT, andaj edhe reagimet nga ana e Serbisë në lidhje me Marrëveshjen për Bllokun Rregullues Kosovë-Shqipëri, kanë qenë të pritshme”, ka thënë ajo.
Bajrami ka thënë gjithashtu se KOSTT dhe OST kanë formuar grupet punuese të cilat po bëjnë përgatitjet për implementimin e marrëveshjes.
“Njëkohësisht janë formuar edhe grupet punuese profesionale nga KOSTT dhe OST, me qëllim që të bëhen përgatitjet e nevojshme për të bërë të mundur implementimin e marrëveshjes se bllokut AK, sipas planit te parashikuar në muajin Prill 2020. Marrëveshja e bllokut AK obligon palët të punojnë bashkërisht në operimin e bllokut te përbashkët sipas detyrimeve qe rrjedhin nga marrëveshja SAFA (Synchronous Area Framework Agreement) dhe SOGL (System Operation Guideline) dokumente të ENTSO-E si dhe ne harmoni me kodet nacionale te rrjetit”, ka shtuar ajo.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje u tha se me fillimin e implementimit të saj KOSTT do të shkëputet nga “ombrella” e Zonës Rregulluese serbe (EMS), dhe do të futet në Bllokun Rregullues me OST (Shqipëri).
Përfitimet milionëshe të Kosovës dhe Shqipërisë nga zbatimi i marrëveshjes Bllokut Rregullues
I pari i KOSTT, Ilir Shala kishte bërë të ditur se sipas kalkulimeve nga kjo marrëveshje kursimi do të ketë 4.0 milionë euro në vit.
“Me ketë Marrëveshje te Bllokut Rregullues AK, definohet dimensionimi i përbashkët i kapacitetit të rezervave të energjisë elektrike brenda Bllokut AK (Shqipëri-Kosove), ku sipas kalkulimeve te dakorduara, kursimi do te jete ~ 4.0 Milionë EUR ne vit, ku për: – OST (Shq) = 1.4 Milionë EUR – KOSTT (RKS) = 2.6 Milionë EUR Po sikur të operonin të ndara si dy sisteme, atëherë kostoja e kapacitetit të rezervave të energjisë elektrike do te ishte, në total: 9.7 Milionë EUR ne vit, ku për: – OST (Shq) = 2.6 Mil EUR – KOSTT (RKS) = 7.1 Mil EUR”, kishte bërë të ditur Shala.
E për këto kishte reaguar shteti serb përmes drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Ai përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se Serbia është ndërtuese e elektro rrjetit të Kosovës.
“Shqipëria e madhe energjetike ekziston vetëm në ëndrrat shoviniste të disa politikanëve në Prishtinë. Serbia është pronare dhe ndërtuese e elektrorrjetit në Kosovë dhe për këtë kemi dëshmi të panumërta”, thuhej në komunikatën nga zyra e Marko Gjuriqit.
Gjuriq kishte pretenduar se kjo marrëveshje asnjëherë nuk do të arrij të zbatohet./A.Citaku/arbresh.info/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...