Deri tani rreth 20 mijë punëtorë serbë janë kthyer në vendet e punës nga rreth 125 mijë sa ishin detyruar të merrnin pushim për një kohë për shkak të masave të marra kundër përhapjes së virusit Covid 19.
Kështu ka bërë të ditur zyrtari i Dhomës së Tregtisë Serbe, Bojan Stanic, shkruan gazeta serbe blic, transmeton arbresh.info.

Aty thuhet se rreth 1.6 mijë ndërmarrje u detyruan ta ndërpresin prodhimin ose ta zvogëlojnë atë ndjeshëm, por tendenca po ndryshon ngadalë tani.
Stanic ka thënë gjithashtu se rreth 300 mijë biznese kanë përfituar automatikisht nga masat mbështetëse si shtyrje të taksave dhe pagesë minimale të pagave ndërsa kanë aplikuar edhe 170 mijë të tjera./arbresh.info/
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...
Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ndihmojë në kontrollimin...
Al mund të parashikojë personalitetin tuaj nga historiku i b...