Edhe mbi 1 milionë qytetarë serbë do të marrin sot nga 100 euro nga shteti si ndihmë financiare.
Kështu ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, shkruan gazeta serbe blic, transmeton arbresh.info.
Ai ka njoftuar se saktësisht gjatë ditës së sotme do përfitojnë 1 milionë e 350 mijë qytetarë.
Ndërsa deri tani rreth 4.2 milionë qytetarë serbë kanë aplikuar përmes faqes së internetit të Administratës së Thesarit ose me telefon për përfitim të kësaj shume.

Afati i fundit për aplikim është 5 qershori.
Shteti serb ka njoftuar se përveç banorëve të Serbisë për ndihmë prej 100 euro do të mund të aplikojnë edhe të gjithë qytetarët serbë që jetojnë jashtë vendit.
Ata madje u kishin premtuar edhe ndihmë nëse nuk kanë llogari të hapur në Serbi.
E, deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës duke falënderuar Serbinë kanë refuzuar të marrin këtë ndihmë.
“Duke pasur parasysh alokimet e mëdha që shteti ynë i Serbisë investon në fushën e Kosovës dhe Metohisë, duke krijuar kushte për mbijetesën e qytetarëve, por edhe kthimin e personave të zhvendosur në këto zona, të dhjetë deputetët e Listës Serbe heqin dorë nga 100 euro nga buxheti i Republikës së Serbisë”, thuhej në njoftim për media./arbresh.info/

Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq