Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu, në emisionin Pressing të T7, ka komentuar qeverisjen 100 ditëshe të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai tha se ka pritur nga VV’jë të intervenojë më shumë në ekonomi gjatë këytre ditëve që ka qeverisur.
“Unë nuk mendoj që mundemi me gjyku për qeverisje VV’në në nivel qendror. Unë kam menduar se do të jetë qeveri më intervencioniste në ekonomi”, thotë Sejdiu në Pressing.
Tutje, Sejdiu tha se VV’ja është dashur ta dinë se cka duhet të bëjnë gjatë kësaj periudhe 100 ditëshe.
“E vërtetë që ka qenë pak në pushtet, mirëpo ka qenë 10 vhjet në opozitë, që do të thotë është dashur ta dinë cfarë të bëjë”, thotë Sejdiu.
Ndërsa për emërimin e anëtarëve të VV’së në borde, veprim ky që dikur e kundërshtonin fuqishëm, Sejdiu tha se është gabim mënyra e arsyetimit.
“Gabim mënyra e arsyetimit në borde, “Ishin vec katër””.
“Qytetarët kanë vetëm dy mundësi në zgjedhjet e ardhshme, ata që kanë qeverisur dhe VV’në”, shtoi Sejdiu./t7/
Kunati i Albulena Haxhiut garon në listën e AAK-së
Arrestohet Anton Allakaj, i kërkuar për vrasje në Kosovë- pr...
Erërat e forta, Komuna thirrje qytetarëve: Kujdes kur ecni n...
Partia e Drejtësisë zyrtarizon koalicionin me LDK-në
Hamza prezanton profesor Miftar Kurtin si kandidat të ri të ...
Jakaj: Mbi 40% e seancave të Kuvendit ishin të jashtëzakonsh...