Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, theksoi sot në një intervistë se i duhet dhënë pak kohë qeverisë greke të Aleksis Tsipras, që ka vetëm një muaj në pushtet dhe shprehu besim për vullnetin e Athinës për të zbatuar reformat.
“Qeveria e re greke është mbështetur nga populli. Kam besim te qeveria greke për sa i përket zbatimit të reformave dhe masave të nevojshme, krijimit të një administrate fiskale efikase dhe gjithashtu realizimit të angazhimeve”, nënvizoi ministri konservator në një intervistë për “Bild am Sonntag”, publikuar sot.
“I duhet dhënë pak kohë një qeverie të sapozgjedhur”, shtoi ai, ndërkohë që partia e majtë radikale “Syriza” erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të 25 janarit.
“Qeverisja është një takim me realitetin”, sipas ministrit Schauble.
Deputetët gjermanë miratuan me shumicë dërrmuese zgjatjen e programit të ndihmës për Greqinë për katër muaj, deri më 30 qershor 2015, pas një kompromisi të suksesshëm mes ministrave evropianë të Financave dhe Greqisë./trt
Vrstappen mposht Fernando Alonso për të marr fitoren në Mona...
“Pushtohet” Thethi! Turistët dynden pa ardhur vera
“Çka dreqin ju solli këtu”, Kërçeli reagon ndaj von Cr...
Një i vdekur, pas përmbytjes së anijes turistike në Itali
Drita blindon Ron Brojan
Haziri kërkon që kryetarët e komunave në veri të shkojnë në ...