Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se viti 2019 është karakterizuar me vendimin e gabueshëm për rritje pagash në sektorin publik si dhe mosqartësim rreth taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.
Rukiqi theksoi se pritjet për vitin 2020 janë në aspektin e reformave ekonomike.
“Viti 2019 është karakterizuar me vendimin e gabueshëm për rritje të pagave në sektorin publik, si dhe me vazhdimin e situatës së paqartë rreth tarifës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja. Nuk kishte asnjë investim serioz që do të krijonte vende pune, pasi ndodhën zgjedhjet dhe vonesat për formimin e institucioneve, që ndikuan në konfidencën e të bërit biznes në Kosovë”, ka thënë Rukiqi për “Epokën e re”.
Ai ka theksuar se pritjet e tij për vitin 2020 janë në aspektin e reformave ekonomike.
“Këtë vit presim risi në politikat ekonomike, nëse fillon punën qeveria që doli nga zgjedhjet e këtij viti. Por, nuk presim shumë ndryshime duke pasur parasysh ngarkesën me temat si dialogu, por edhe presionin social, përfshirë grevat dhe shumë çështje të tjera të hapura dhe të pazgjidhura për shumë vjet”, u shpreh ai.
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme