Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, është shprehur se duhet të veprohet në mënyrë të shpejtë që bizneseve kosovare t’u mundësohet mbijetesa.
“Nuk po flitet për fitim, por për mbijetesës. Po flasim për ruajtjen e vendeve të punës”.
“Ka nevojë për ndërhyrje të shtetit. Është nder rastet e rralla kur shteti duhet të jetë afër qytetarëve dhe bizneseve”, ka thënë Rukiqi, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë se si institucion që është në mbrojtje të bizneseve, nuk duan që të ketë një mbyllje të sërishme pa u ndihmuar ekonomia.
“Secila masë restriktive që është marrë ka pasë pasoja në biznese. Kufizimi deri në 19:00 ka ndikuar në rënie të qarkullimit. I kemi thënë Qeverisë nëse është e nevojshme për dy javë mbylleni. Nuk është e pranueshme një mbyllje e dytë pa veprime përkrahëse. Shteti duhet të përkrahen sektorët që preken”.
“Nëse ka mbyllje duhet të ketë përkrahje financiare për bizneset. Nuk mund ta mbyllësh komplet qarkullimin. Kur merret në total po mbyllet 80% e ekonomisë”.
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin