Drejtori i përgjithshëm i Doganës se Kosovës, Bahri Berisha, thotë se vetëm 15 për qind e bizneseve të Kosovës po arrijnë të shfrytëzojnë portin e Durrësit me vetëm një ndalesë.
Problematike sipas tij, po del të jetë Qeveria e Shqipërisë.
“Do të vazhdojmë me lehtësirat tregtare, që gjithçka të digjitalizohet brenda institucionit. Është bërë rreth një vit nga hapja e pikës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit. Për shkak të pengesave ligjore nga Qeveria e Shqipërisë kemi ngecë, përkundër që 15 për qind e bizneseve janë duke e shfrytëzuar vetëm një procedurë. Kjo tregti të jetë një ndalesë dhe një kontroll dhe mos të ketë nevojë për kontrolle të dyfishta”, është shprehur Berisha.
Këto komente ai i ka bërë në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në lidhje me agjencitë shtetërore: Doganën, Administratën Tatimore dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë./arbresh.info/

Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...