Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me ftesë të Ministrit grek për Energji dhe Mjedis, Kostas Skrekas ka marrë pjesë në Dialogun e parë Ministror të Energjisë në Athinë me temën: “Garantimi i sigurisë energjetike në një botë në zhvillim”.
Në takimin ministror, krahas Ministres Rizvanolli dhe Ministrit Srekas kanë marrë pjesë; Ministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, Ministri i Bullgarisë, Rosen Hristov, Ministri i Italisë, Gilberto Pichetto Fratin si dhe Ministri i Rumanisë, Virgil-Daniel Popescu, bëhet e ditur në njoftimin e ME-së.
Gjatë takimit, Ministrat kanë diskutuar rreth shtrirjes e zgjerimit të lidhjeve të transmisionit, rritjen e pjesëmarrjes së burimeve të ripërtërishme të energjisë në miksin e energjisë të vendeve të Evropës jug-lindore si dhe rritjes së efiçiencës së energjisë si një ndër hapat kyç në përballje me krizën energjetike evropiane.
Ministrja Rizvanolli gjatë diskutimit me ministra ka cekur që siguria e energjisë mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë, në të cilin varen pavarësia dhe siguria energjetike e Evropës.
Është kritike që ky bashkëpunim të ndërtohet jo vetëm duke u bazuar në zhvillim ekonomik por në vlerat tona të përbashkëta evropiane, të paqes e demokracisë./arbresh.info/
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...