Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se brenda tre vjetësh do të arrihet kapacitet deri në 500 megavatë të energjisë së ripërtëritshme, duke i shtuar kapacitetet e energjisë diellore.
Rizvanolli në një konferencë për media e ka paralajmëruar mundësinë e kthimit të reduktimeve të rrymës në Kosovë.
“Nuk jam e informuar që ka reduktime për shkak të mungesës së energjisë elektrike, mund të ketë për investime ose rregullime të rrjetit. Por duhet qartësuar që në gjendjen që e kemi aktualisht, për shkak të situatës së krijuar nga masa e përkohshme, mund të vijmë te destabilizimi ose reduktimet në momentin që do të kemi nevojë për import. Është shqetësim që e kanë ngritur operatorët e tregut”, ka thënë Rizvanolli.
Rizvanolli ka folur edhe për pezullimin e tarifave të shtrenjta me vendim fillimit të Themelore, e pastaj edhe të Apelit. Ministrja ka thënë se vendimi nuk i ka shpallur tarifat të paligjshme, por ka shtyrë zbatimin e vendimit. /arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër