Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se nga sot, më 1 qershor, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka filluar të furnizojë me energji ndërmarrjet që operojnë në tregun e lirë, por që ende nuk kanë arritur të lidhin kontrata me furnizues të tjerë.
Sipas njoftimit të KEK-ut, energjia për këto ndërmarrje për ditën e sotme është siguruar me një çmim mesatar prej 64.55 euro për megavat orë (€/MWh), përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX).
Ministrja Rizvanolli u ka bërë thirrje të gjitha ndërmarrjeve të cilat kanë kaluar në treg të lirë që, brenda afateve ligjore, të nënshkruajnë marrëveshje furnizimi me KEK-un si FMF, ose të zgjedhin furnizues alternativ sipas preferencës së tyre.
“KEK është në dispozicion për të ofruar të gjitha informacionet e nevojshme për furnizimin përmes këtij mekanizmi,” ka theksuar Rizvanolli, duke shtuar se pret nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) të monitorojë tregun me përpikëri dhe të ndihmojë në lehtësimin e tranzicionit për të gjitha palët e përfshira.
Rizvanolli shton tutje se Qeveria e Republikës së Kosovës, mbetet e përkushtuar për të ndihmuar ndërmarrjet që tashmë kanë kaluar në tregun e lirë që të gjejnë zgjidhjet më të favorshme për nevojat e tyre energjetike.
“Sa më shpejt që ndërmarrjet të kenë qasje në informata të sakta, aq më i shpejtë dhe më i lehtë do të jetë tranzicioni për to,” ka shkruar Rizavanolli./Arbresh.info/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK