Menaxhmenti i gjigantit kosovar ka njoftuar përmes një komunikate se “NewCo Ferronikel”, një ndër kompanitë më të mëdha eksportuese të Kosovës, ka rinisur me sukses prodhimin, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ka rifilluar suksesshëm prodhimi në ndërmarrjen më të madhe eksportuese në Kosovë pas mbi 6 muaj të ndërprerjes së prodhimit për shkak të mospërmbushjes së obligimeve ndaj punëtorëve dhe vështirësive në procesin e punës.
Menaxhmenti i “NewCo Ferronikel” ka njoftuar përmes një komunikate se një ndër kompanitë më të mëdha eksportuese në Kosovës “Ferronikel” ka rinisur mbarë prodhimin.
Sipas komunikatës që u është shpërndarë mjeteve të informimit, e gjithë teknologjia që kompania zotëron është në gjendje funksionale dhe prodhimi u realizua me sukses pas disa javë përgatitjesh.
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...
Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit
Presidenti i Fenerbahçes lirohet nga burgu pasi u akuzua ...
Moti sot në Shqipëri