Kina ka lulëzuar si një vend tregtie e monedhës virtuale gjatë viteve të fundit, por këmbimorja më e madhe kineze e monedhës virtuale të quajtur Bitcoin, BTCChina tha të enjten se do të ndalojë të gjitha tregtimet që nga 30 shtatori.
Dhe ky nuk është i vetmi veprim, përcjell telegrafi. Vetëm pak orë pasi BTCChina njoftoi mbylljen e saj, transmetuesi kinez i lajmeve Yicai raportoi se vendi planifikon të mbyllë të gjitha këmbimoret Bitcoin deri në fund të shtatorit, duke cituar burime financiare në Shangai.
BTCChina tha se vendimi i saj bazohej në një direktivë të 4 shtatorit nga autoritetet kineze që shprehu shqetësim rreth rreziqeve të investimeve të përfshira.
Ky ndalim, si dhe paralajmërimet nga rregullatorët në vendet e tjera, ka nxitur frikën e një goditjeje më të gjerë.
“Ndalimi nga Kina është duke shkaktuar një panik në treg, pasi mesazhe të përziera dhe mungesa e qartësisë ka kthyer ndjenjën e pasigurisë”, ka thënë Charles Hayter, themelues i faqes së analizës së të dhënave Cryptocompare.
BTCChina, një nga platformat më të mëdha të tregtimit të Bitcoin të Kinës, e cila gjithashtu drejton një shkëmbim ndërkombëtar nga Hong Kongu, do të ndalojë regjistrimin e përdoruesve të rinj nga e enjtja, thuhet në mikroblogun e saj zyrtar.
Paniku gjithashtu u përhap në monedhat tjera virtuale, me rivalin kryesor të ether, ndonjëherë i quajtur ethereum – gjithashtu shënoi rënie rreth 10 për qind, sipas Coinmarketcap.
Kurti vizitoi për ngushllime familjen Bllaca
Van Dijk dëshiron që Salah të qëndroi tek Liverpooli
Negociatorët amerikanë kërkojnë që Ukraina të heqë dorë nga ...
Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari përfundojnë dënimin, Haxhi ...
Haradinaj: Në qeverinë time, FSK u shndërrua në Ushtrinë e K...
Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson lart përkushtimin dhe...