Kryetari i AKR-së dhe njëherësh biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj mediave për lajmet se ai po kërkon miliona euro nga Kosova.
Pacolli thotë se firma e tij, Mabetex vetëm po kërkon paratë që i janë rrëmbyer padrejtësisht, shkruan portali arbresh.info.
“Në median kosovare lexova se “Pacolli në arbitrazh kërkon miliona Eu nga Kosova”. Kjo nuk është krejtësishte ashtu, Mabetexi kërkon vetëm këthimin e mjeteve të veta. Në asnjë rast nuk është pretenduar as nga Pacolli ose dikush që ka lidhje me të që Kosova ti paguan diçka. Në arbitrazh, Mabetex në Lugano kërkon vetëm kthimin e 6 milion Eurove që i’u janë rrëmbyer padrejtësisht nga grupet mafioze të Kosovës, grupe këto që kishin depërtuar në institucionet e Kosovës. Sidoqoftë, nuk bëhet fjalë për paratë e Kosovës por për paratë e veta, të kompanisë që grupet mafioze në Kosovë i kanë rrëmbyer padrejtësishtë”, shkruan ai.
Hotel Grandin e kishte blerë Mabco (Mabetex) e më pas i ishte anuluar ky privatizim/arbresh.info/
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...