Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti i ka pranuar me shqetësim veprimet e Bordit të përkohshëm të Telekomit të Kosovës, në një situatë të vështirë financiare të kësaj ndërmarrjeje publike të rëndësisë strategjike për vendin.
“Qeveria e Republikës së Kosovë nuk e mirëpret aspak këtë veprim të Bordit të Telekomit. Vërejtjet e ngritura edhe nga Sindikata e Telekomit janë shqetësuese për Qeverinë si aksionar. Qeveria është e vendosur që të mos lejojë degradimin e mëtejmë të kësaj ndërmarrjeje me rëndësi strategjike për vendin. Prandaj, në cilësinë e aksionarit, Qeveria do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm institucionalë për të ndaluar veprimet e tilla dhe për të siguruar kushte për rimëkëmbjen e Telekomit të Kosovës”, ka thënë kryeministri Hoti.
Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së (FSP-PTK) ka njoftuar se ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet me Bordin e përkohshëm të Telekomit dhe se nuk e njeh atë si bord.
SP-PTK kërkon nga Qeveria e Kosovës shkarkimin e këtij BPD menjëherë dhe caktimin e një BPD që ka vërtet guxim dhe profesionalizëm me udhëheq Telekomin./arbresh.info/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...