Ditëve të fundit është bërë bujë e madhe në vend pas publikimeve për gjendjen e mishit në përgjithësi.
Përpos mishit shumë produkte të tjera në vend dyshohet të jenë të pakontrolluara dhe jashtë normalitetit për t’u ushqyer me to.
Ndërkohë një lexues i Indeksonline ka fotografuar një çokollatë të cilën ka blerë në një prej qendrave të ‘ETC-së’ në Prishtinë, e në të vërehet qartë prania e një krimbi.
Siç duket mungesa e kontrollit të produkteve ushqimore në vend është tejet shqetësuese sa nuk mungojnë edhe gjësende të ndryshme brenda ushqimeve, ku rasti i fundit ishte një copë hekur në një sallam./Indeksonline/

Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë