Ditë më parë Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka liruar nga pagesa qytetarët në hyrje-daljet e QKUK-së.
Por, rreth 200 mijë euro do të kushtoj mirëmbajtja e hyrje-daljeve, laurave të parkingut, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin për dhënie të kantatës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për tenderin me titull ‘mirëmbajtja e hyrje daljeve Laurave të parkingut, sistemit të vijueshmërisë dhe furnizim me pjesë rezervë’ ka kushtuar saktësisht 165 790 euro.
Kompania e vetme që ka aplikuar në këtë tender e që edhe është shpallur fituese është ‘”KOSOVA INFORMATION TECHNOLOGY”SH.A.’ nga Prishtina.

Kjo kompani do të kryer këto shërbime për 12 muajt e ardhshëm.
Ndryshe, ditë më parë është bërë e ditur se do të lejohen të gjitha automjetet e pacientëve dhe përcjellësve të pacientëve pa pagesë në QKUK.
Këtë vendim e ka marrë u.d. i drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.
“Vendimin e ka marrë u.d. drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, duke u bazuar në situatën e krijuar në vend për shkak të pandemisë COVID-19, me qëllim të parandalimit dhe shmangies së kontaktit nëpër laura”, thuhej në njoftim./arbresh.info/
Me lot në sy, Benita përqafon Bellën para ndarjes: Bebi jem,...
Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës d...
Gjiganti turk e kërkon Benzeman, por shokohet nga kërkesat f...
Itali, mbi 30 të plagosur në protestat kundër mbylljes së qe...
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet