Zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka bërë të ditur se Qeveria në detyrë e Kosovës, në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, ka planifikuar që të marrë përsipër mbulimin e kostos së polisave kufitare apo siç njihen si “Karton i gjelbër”, për automjetet që hyjnë në Kosovë për vitin 2020.
Përmes një postimi në facebook, Gashi ka shkruar se shumë shpesh është̈ premtuar zgjidhja për “Kartonin e gjelbër”, por asnjëherë nuk kemi parë hapa konkret për zgjidhjen e këtij problemi që prek më së shumti diasporën tonë.
“Jam e lumtur që për herë të parë, në vetëm disa javë përgatitje, si qeveri e Kosovës kemi vepruar në këtë drejtim. Këto letra me vlerë do të kenë një maturitet afatgjatë dhe do të ofrojnë kushte dukshëm më të volitshme për kursimet e diasporës. Përmes kësaj mase, diaspora do të avancohet në bashkëpronare të procesit të rimëkëmbjes ekonomike të vendit”./arbresh.info/
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Gjakovë, z...
Aksioni i policisë në ARBK/ Prokuroria jep detaje
Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubis...
Hamza për tragjedinë në Vjenë: I pikëlluar thellë, ngushëlli...
Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë
Kurti: Mbi 5.7 milionë euro investime në xhudo, përgjigje nd...