Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga lartësia rreth 4 metra, përderisa ishte duke punuar.
I njëjti është dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa policia ka arrestuar pronarin e firmës.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, gjersa ka qenë duke punuar, është rrëzuar nga lartësia rreth 4 metra, dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit, pronari i firmës-i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...