I mllefosur me gjendjen e krijuar në Telekomin e Kosovës një prej punëtorëve të ndërmarrjes që ka marrë pjesë në protestën sotme para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës ka thënë se veprimet e Devollëve përfshinë të gjitha segmentet e jetës së qytetarëve të vendit.
Ai ka vazhduar duke i quajtur kriminel, pronarët e z-mobile, shkruan arbresh.info.
“Ky veprim i Devollëve është vazhdim i veprimeve në shkatërrimin e gjithë infrastrukturës së shtetit të Kosovës sepse Devollët nuk kanë vepruar vetëm ndaj PTK-së, veprimet e tyre kriminale janë të përfshira pothuajse në të gjitha segmentet e jetës shoqërore të Kosovës”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se në këtë formë do të falimentoj i gjithë shteti i Kosovës.
“Ju bëjë thirrje thirrje qeveritarëve që të mos lejojnë që krimi dhe kriminelët ta udhëheqin Kosovën sepse në një formë Kosova do të falimentoj edhe si shtet edhe si shoqëri”, ka shtuar ai.
Ai ka vazhduar se ligjërisht Qeveria e Kosovës mund të anuloj vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit./arbresh.info/
Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...
REL: SHBA’ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me...
Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – për...
Trump bën deklaratë të pazakontë: SHBA shumë pranë një ilaçi...
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...
LVV dënon sulmin ndaj Mehanit