
PRISHTINË (AA) – Posta e Kosovës ka pranuar një donacion prej 10 motoçikletave nga Posta e Republikës së Turqisë. Donacioni është pranuar me një ceremoni nga zyrtarë të lartë, punonjësit administrativ dhe postierët e Postës së Kosovës tek objekti kryesor i Postës në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )
Kryesia e Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Postës së Kosovës dhe Kryesia e Shoqatës Sindikale “Postieri” kanë bërë të ditur se pas tri ditë të grevës së përgjithshme, punëtorët e ndërmarrjes publike Posta e Kosovës do të mbajnë sot protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Protesta mbahet me qëllim të realizimit të kërkesave të punëtorëve të Postës.
Kërkesat e punëtorëve të postës janë që Qeveria të kryej urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës – rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar.
Po ashtu Qeveria t’i mundësoj Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës).
Si dhe kërkesa e fundit e tyre është realizimi i pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës.
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...
Petkoviq: Marrëveshja për Ligjin për të Huajt nuk nënkupton ...
SHBA bombardon pranë Hormuzit/ Goditi objektet ushtarake, jo...