Tashmë ka përfunduar protesta e punëtorët e Lotarisë së Kosovës të cilët protestuan para Qeverisë së Kosovës për të kërkuar pagat e tyre për cilat thonë që nuk po i marrin tash e një vit.
Protesta përfundoi pas takimit që kanë pasur Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës me Ministrin e Financave, Agim Krasniqin, shkruan arbresh.info.
Ata kanë marrë premtim se do të shqyrtohet kërkesat e tyre për paga.
Shpresa Gosalci, përfaqësuese e sindikatës, tha se i kanë dhënë afat qeverisë që deri në fund të kësaj jave të shqyrtojë kërkesën e tyre.
Në të kundërtën tha se do të shqyrtojnë sërish mundësinë për të protestuar.
Sot hidhet shorti për renditjen e partive në fletëvotim
Mot me shi gjatë së shtunës, temperaturat deri në 21°C
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...