Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është intervistuar sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës nën dyshimin për veprën penale ”Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Kështu ka bërë të Prokuroria Speciale e Kosovës, raporton Arbresh.info.
Sipas prokurorisë, ministrja Hajdari po hetohet lidhur me rezervat shtetërore.
“Pas interesimit të madh të mediave, Prokuroria Speciale, njofton opinionin publik se sipas ftesës së kësaj prokurorie, Rozeta Hajdari, Ministre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ”Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Mirëpo, siç njofton prokuroria ministrja Hajdari sot nuk është deklaruar dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje./Arbresh.info/
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...
Policia e Kosovës sekuestron rreth 7 kg marihuanë, arrestohe...