Sejdi Hoxha, drejtor i Postës së Kosovës thotë se së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme që tashmë drejtohet nga, Behgjet Pacolli, njëherit edhe zëvendëskryeministër i parë i Kosovës, do të shohin mundësinë e aplikimit për anëtarësim në Unionin Universal Postar, shkruan arbresh.info.
“Nga ky anëtarësim mund të përfitojmë trajnime, fonde dhe asistenca,” është shprehur Hoxha në RTK.
Për të qenë anëtare e këtij Unioni, duhet të votojnë dy të tretat e vendeve anëtare.
Për këtë çështje është diskutuar edhe në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, por asnjëherë nuk është gjetur një zgjidhje rreth aplikimit.
Sot në të gjithë botën shënohet Dita Botërore e Postës./arbresh.info/
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin