arbresh.info pak minuta më parë ka raportuar se pjesëtarë të Policisë së Kosovës po qëndrojnë brenda dhe jashtë objektit të Postës së Kosovës derisa po planifikohej të mbahej mbledhja e bordit të kësaj të fundit.

E nga Policia nuk kanë dhënë detaje se nga kush janë ftuar.
Ata në një përgjigje për arbresh.info kanë thënë se janë aty për të ofruar siguri.
“Policia e Kosovës, bazuar në detyrat dhe autorizimet e saja ligjore, ofron siguri dhe asistencë policore, ndaj të gjithë qytetarëve, pronave publike dhe atyre private”, thuhet ne pergjigjen Policise.
Ndryshe në njoftimin e lëshuar nga Posta e Kosovës, është thënë se nuk dihen arsyet e prezencës së policisë në këto hapësira.
“Ju njoftojmë se aktualisht derisa po mbahet mbledhja e Bordit të Përkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës kanë ardhë policia dhe janë vendosur edhe brenda objektit edhe para hyrjes së Postës. Nuk e dimë arsyen për një veprim të tillë”, thuhet aty./arbresh.info/
Shkarkohen kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe zyrtari kryesor financiar, vendimin e quajnë politik
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?