Bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës 01/07 datë 11.03.2020, si dhe vendimin e drejtorit të përgjithshëm të ATK-së 09-06-1336, për ndërmarrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Coronavirus, Administrata Tatimore e Kosovës, njofton se rimbursimi nga grumbullimi i kuponëve fiskal do të pezullohet për një kohë të pacaktuar.
ATK thotë se për ri-aktivizimin e kampanjës, qytetarët do të informoheni me kohë.
“ATK ju inkurajon që të vazhdoni me marrjen e kuponëve fiskal dhe të jeni të vetëdijshëm se duhet të pajiseni me kuponë fiskal në momentin e blerjes së mallit apo shërbimit. Personi i cili nuk merrë kuponin fiskal: dëmton veten dhe të tjerët; nuk kontribuon në zhvillimin e vendit; nuk përmbush një nga detyrimet qytetare, si dhe ndihmon evazionin fiskal”, thuhet nënjoftimin e ATK-së.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...