Ka përfunduar seanca gjyqësore mes Sindikatës së Telekomit dhe Z-mobile.
Ditëve në vazhdim pritet të merret vendimi
Kësaj padie ku kërkesa e sindikatës që të vërtetohet pavlefshmëri e kontratës Telekom-Z-mobile dhe njëkohësisht të kërkohet që të vendoset masa e sigurisë, shkruan arbresh.info.
Këtë e kanë bërë të ditur përfaqësuesit Telekomit të Kosovës.
Përfaqësuesi, Blerim Shallau ka thënë se vendimi do të merret pas 2-3 ditëve.
“Devollët nuk e kanë lexuar padinë tonë dhe mbi bazën e kësaj kanë sjellë disa prova tjetër sesa janë të zënë me zhvatjen e Telekomit të Kosovës. Besoj se gjyakata në nja afat shumë të shkurt do të merr vendim”, ka thënë ai.
Ndërsa përfaqsuesi tjetër, Getoar Mjeku ka thënë se nga kjo kontratë, Telekomi i Kosovës ka humbur afër 300 milion euro.
“Ne kemi vlerësuar se 85 milionë euro se z-mobile ka fituar nga kjo kontratë e paligjshme ndërsa Telekomi i Kosovës ka humbur afër 264 milionë euro. Dëmet e Telekomit kanë qenë shumë herë më të mëdha.”, ka thënë Mjeku.
Ndërsa kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj ka thënë se kanë sjellë fakte të mjaftueshme për këtë kontratë.
“Ne kemi sjelle faktet qe kemi ndaj kësaj kontrate dhe kemi kërkuar që pika te kthehet zero. Ne besojmë fuqishëm në Gjykatën tonë dhe njëherë e përgjithmonë të thuhet fjala e tyre”, ka thënë ai./arbresh.info/
Me lot në sy, Benita përqafon Bellën para ndarjes: Bebi jem,...
Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës d...
Gjiganti turk e kërkon Benzeman, por shokohet nga kërkesat f...
Itali, mbi 30 të plagosur në protestat kundër mbylljes së qe...
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet