Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mori pjesë sot në takimin e rregullt vjetor të Ministrave të Bujqësisë të vendeve të Evropës Juglindore (EJL), që këtë vit është mbajtur në Tiranë.
Temat të cilat u diskutuan gjatë këtij takimi në fokus kishin avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe përafrimin e politikave zhvillimore të vendeve kandidate dhe atyre potenciale për kandidate në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, avancimin drejt plotësimit të kritereve të IPARD-it, si dhe rrugëtimin drejt implementimit të Agjendës së Gjelbër të Bashkimit Evropian përmes politikave shtetërore,shkruan arbresh.info.
Ministri Faton Peci gjatë adresimit të tij theksoi nevojën e bashkëpunimit ndër-shtetëror dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira, të cilat do avanconin vendet e Ballkanit Perëndimor, duke pasur në fokus zhvillimin e potencialit të përbashkët ekonomik.
Ai gjithashtu foli për rëndësinë që paraqesin zonat rurale, sidomos ato të cilat gjenden në zona ndër-kufitare, siç është trekëndëshi Sharr-Kukës-Dibër, me potencial të lartë të kultivimit të bimëve mjekësore dhe aromatike.
Ministri Faton Peci potencoi se forcimi i bashkëpunimit rajonal në sektorin e bujqësisë dhe ekonomisë rurale është thelbësor dhe do të çonte në përmirësimin e konkurrueshmërisë së sektorit dhe në lehtësimin e tregtisë ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore.
Karshi Agjendës së Gjelbër, Ministri Faton Peci theksoi punën e Ministrisë së Bujqësisë në finalizimin e Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021 – 2027, strategji kjo e cila do t’i adresojë një sërë veprimesh mjedisore e klimatike përveç se bujqësore.
Takimi i 15-të vjetor i Ministrave të Bujqësisë së Evropës Juglindore u organizua në bashkëpunim me Grupin e Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal (RRD SWG) dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, institucion ky i cili mikpriti homologët e vendeve të rajonit dhe me ç’rast mori udhëheqjen zyrtare të këtij grupi./arbresh.info/
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit