Sejdi Hoxha nga PDK ka folur rreth mundësisë së hyrjes në qeveri të partisë ku ai bën pjesë.
Ai ka mohuar se Partia Demokratike e Kosovës do të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës.
“Jo nuk do të bëhemi pjesë e Qeverisë, vetëm pse e kemi votuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike nuk do të thotë se e përkrahim këtë qeveri, por kemi treguar edhe njëherë që jemi subjekt politik që veprojmë në të mirë të qytetarit”, ka thënë Hoxha në Kanal10.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.
I njëjti do të hyjë në fuqi pas publikimit në gazetën zyrtare, teksa me këtë akt, qytetarët do të mund të tërheqin 10% nga mjetet e ruajtura në Trustin Pensional.
Atyre që kanë më pak se 10 mijë euro në fondin e tyre, shteti do t’u rimbursojë shumën e tërhequr.
Arbeloa: Bellingham është i jashtëzakonshëm, por duhet të gj...
Haxhiu: Do bëj gjithçka që vendi të mos shkojë në zgjedhje –...
Kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen pas zgjedhjeve të ...
Agjencia Kundër Korrupsionit: Vetëm 37% e zyrtarëve kanë dek...
Haxhiu: Mbikëqyrja parlamentare, kyçe për funksionimin e ins...
Presidentja Osmani deklarohet për kërkesën në Kushtetuese rr...