Raporti i ri i Bankës Botërore për rajonin Evropë dhe Azi Qendrore, projekton që ekonomia e Kosovës – në mënyrë të ngjashme me vendet e tjera të rajonit – do të pësojë një tkurrje në vitin 2020 edhe nëse masat parandaluese hiqen gjatë tremujorit të dytë të vitit.
Raporti “Përditësimi Ekonomik – Pranverë 2020“, thotë se përveç mbylljes së përkohshme të aktiviteteve kyçe ekonomike dhe humbjes së të hyrave të lidhura, në Kosovë ndikimi i pandemisë do të shoqërohet kryesisht me uljen e eksporteve të nxitura nga diaspora, të remitancave informale, si dhe të investimeve të huaja direkte në ndërtimin e banesave, por ekonomia pritet të rimëkëmbet në vitin 2021.
Sidoqoftë, nëse shpërthimi vazhdon përtej tremujorit të dytë të vitit 2020, sipas Bankës Botërore, ndikimi i COVID-19 do të dërgoj në humbje afatgjata të vendeve të punës dhe prodhimit.
“Nëse pandemia vazhdon përtej tremujorit të dytë të vitit 2020, ndikimi i COVID-19 do të jetë më i ashpër në anën e furnizimit të ekonomisë, duke çuar në humbje afatgjata në vende të punës dhe prodhim”, thotë raporti.
Banka thotë se është duke finalizuar një program aktivitetesh për të ndihmuar Kosovën për menaxhimin dhe zbutjen e ndikimit të krizës, përfshirë një projekt të ri me aprovim të shpejtë për t’iu përgjigjur prioriteteve urgjente të sektorit shëndetësor dhe për të mbrojtur të hyrat e amvisërive.
Një ristrukturim të projekteve të aprovuara tashmë për të mobilizuar fonde në mbështetje të ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme dhe së fundi një operacion kredie të politikave për zhvillim për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike dhe për të ndihmuar në financimin e buxhetit.
Së bashku, këto programe ka të ngjarë të tejkalojnë 120 milionë euro.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër