Pas 4 orësh diskutimi në Kuvendin e Kosovës është hedhur në votim projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.
Por, për këtë projektligj nuk kishte kuorum të mjaftueshëm, shkruan arbresh.info.
Këtë e ka konfirmuar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
“58 deputetë kanë marrë pjesë në votim”, ka thënë ajo.
Osmani ka propozuar që të shtyhet seanca.
“Po propozoj që meqë nuk kemi kuorum kjo seancë të shtyhet dhe të jepet pauzë një orë për seancën e radhës”, ka thënë ajo./arbresh.info/
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë
Gjesti në Gjykatë deklaron se kishte vepruar në gjendje afek...
Gashani:Dyfishohet mbështetja financiare për sportistet dhe ...
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizm...
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin ...
Gjermania bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në b...