Dhjetë për qind e kursimeve të qytetarëve që kanë filluar të aplikojnë nga sot do të dalin në llogaritë e tyre pas datës 23 dhjetor.
Këtë njoftim Trusti e bën pas aplikimit për 10 përqindëshin, njofton Klan Kosova.
Faqja e internetit prej ku qytetarët mund të aplikojnë pati probleme për shkak të sulmeve kibernetike.
Kështu ka deklaruar gjatë ditës zëvendësdrejtori i Trustit, Agron Krasniqi.
“Ne kemi menduar që në ora 15:00 të hapim aplikacionin për tërheqjen e 10 përqindshit nga qytetarët. Por, kjo ishte e pamundur për shkak të shumë tentativave të sulmeve kibernetike”.
Momentalisht faqja është aktive dhe në shërbim të kursimtarëve.

Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu